Islandë, qeveria ndalon gjuetinë e balenave deri në fund të gushtit

Evropë

Islandë, qeveria ndalon gjuetinë e balenave deri në fund të gushtit

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Qeveria islandeze njoftoi sot se ka pezulluar gjuetinë e balenave deri në fund të gushtit në emër të mirëqenies së kafshëve, duke lënë gjithashtu të hapur mundësinë për t’i dhënë fund gjuetisë së diskutueshme për gjitarët detarë.

“Kam marrë vendimin për të pezulluar përkohësisht gjuetinë e balenave deri më 31 gusht”, tha Ministri i Peshkimit dhe Bujqësisë Svadis Svanardottir, sipas kushteve të legjislacionit islandez për mirëqenien e kafshëve.

“Nëse qeveria dhe mbajtësit e licencës së gjuetisë nuk mund të garantojnë kërkesat e mirëqenies, ky aktivitet nuk ka të ardhme”, shtoi ministri.

Kompania e fundit aktive e gjuetisë në vend, Hvalur, ka bërë të ditur tashmë se ky sezon do të jetë i fundit për shkak të rënies së rentabilitetit të peshkimit.

Sezoni i gjuetisë së balenave në Islandë zgjat nga mesi i qershorit deri në mes të shtatorit, por aktiviteti nuk ka gjasa të rifillojë pas 31 gushtit.

Kuotat vjetore lejojnë vrasjen e 209 balenave me gunga – gjitari i dytë detar më i gjatë pas balenës blu – dhe 217 balenave minke.

Por kapjet kanë qenë dukshëm më të ulëta vitet e fundit për shkak të kërkesës më të ulët për mish balene.

Dhe kundërshtimi ndaj gjuetisë së balenave është tani një tendencë e shumicës në mesin e popullsisë: 51% e islandezëve e kundërshtojnë atë, krahasuar me 42% katër vjet më parë, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Maskina, rezultatet e të cilit u publikuan në fillim të qershorit.

Kryesisht sepse gjuetia e këtyre cetaceve zgjat shumë dhe është kundër ligjit islandez , sipas një raporti nga autoritetet veterinare të vendit. Videot e publikuara së fundmi nga këto autoritete tregojnë agoninë tronditëse të një balene, gjuetia e së cilës për vrasjen e saj vitin e kaluar zgjati pesë orë.

Islanda, Norvegjia dhe Japonia janë të vetmet vende që lejojnë gjuetinë e balenave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat