Zelensky thotë se forcat ukrainase po e “shkatërrojnë armikun” në lindje dhe jug

Evropë

Zelensky thotë se forcat ukrainase po e “shkatërrojnë armikun” në lindje dhe jug

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 00:31
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se forcat ukrainase  tha të martën se po i shkatërrojnë ato ruse në dy pjesët kryesore të konfliktit, në lindje dhe në jug të vendit.

“Në këtë kohë, ushtarët tanë në jug dhe në lindje po shkatërrojnë në mënyrë aktive armikun, duke pastruar fizikisht Ukrainën”, ka thënë Zelensky.

“Mbrojtja kundër terrorit do të thotë të shkatërrosh terroristët. Dhe kjo është një garanci që shteti i së keqes nuk do të ketë kurrë mundësinë për të sjellë të keqen në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Duke iu referuar një konference që do të mbahet në Londër për rimëkëmbjen e pasluftës, Zelensky tha se rindërtimi i Ukrainës ishte “një mjet dhe një garanci sigurie” dhe një mjet “mbrojtjeje kundër çdo përsëritjeje të agresionit rus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat