Një anije norvegjeze e pajisur me robotë është përfshirë në kërkimin e nëndetëses

Evropë

Një anije norvegjeze e pajisur me robotë është përfshirë në kërkimin e nëndetëses

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një anije për qëllime të ndryshme e pajisur me dy robotë autonomë nënujorë, i është bashkuar operacioneve të kërkimit për nëndetësen e vogël Titan të zhdukur pranë rrënojave të Titanikut në Atlantik, njoftoi sot pronari i saj, grupi norvegjez i shërbimit DOF.

Skandi Vinland ka mbërritur në vendin ku po bëhen kërkimet të martën rreth orës 19:00, thuhet në njoftimin për shtyp të DOF.

“Skandi Vinland ka vendosur dy ROV (Automjete Nënujore të Operuara nga Distanca) për të kontribuar në përpjekjet kërkimore të mbledhura nën komandën e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Anije dhe aeroplanë të shumtë, përfshirë ato amerikane dhe kanadeze, janë përfshirë në një garë me kohën për të gjetur të gjallë pesë pasagjerët e nëndetëses së vogël Titan, të zhdukur që nga e diela pranë rrënojave të Titanikut, rezervat e oksigjenit të së cilës pritet të mbarojnë të enjten.

Një anije franceze nga Ifemer, gjithashtu e pajisur me një robot, u dërgua në vendngjarje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat