Ministri i Jashtëm suedez i bëri thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e saj për në NATO

Evropë

Ministri i Jashtëm suedez i bëri thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e saj për në NATO

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:08
Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom është i bindur se vendi i tij ka bërë gjithçka për të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësimin në NATO.

Billstrom tha sot se Suedia ka përmbushur detyrimet e saj në marrëveshjen e anëtarësimit në NATO me Turqinë, dhe se është koha që parlamenti turk të fillojë procesin e ratifikimit për të lejuar Suedinë të anëtarësohet në aleancë.

Turqia dhe Hungaria janë përmbajtur prej kohësh nga miratimi i anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke përmendur përpjekjet e pamjaftueshme në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht PKK.

Ky grup terrorist ka marrë mijëra jetë në të gjithë Turqinë për dekada të tëra. Të martën, një burrë doli përpara një gjykate suedeze të akuzuar për përpjekje për të financuar terrorizmin e PKK, në rastin e parë të tillë në vendin nordik.

Reklama

Turqia ka akuzuar Suedinë se strehon “terroristë”, veçanërisht anëtarë të PKK-së dhe i ka kërkuar Stokholmit të ekstradojë dhjetëra njerëz. I akuzuari, 40 vjeç, u arrestua në muajin janar pas kërcënimeve dhe të shtënave me armë jashtë restorantit.

Sipas prokurorisë, personi synonte të zhvaste para dhe t’i përdorte për financimin e PKK. Prokurori pretendoi se burri luajti një rol kyç në aktivitetet e PKK-së në Suedi.

Sipas aktakuzës, e cila citon gjithashtu prova nga shërbimet e inteligjencës franceze dhe gjermane, burri ishte në kontakt me njerëz të përfshirë drejtpërdrejt në financimin e PKK dhe vepronte në emër të grupit.

Suedia shtrëngoi legjislacionin e saj kundër terrorizmit në korrik të vitit të kaluar, duke e bërë më të lehtë ndjekjen penale të aktiviteteve të financimit të terrorizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat