Në këtë shtet do të bëhet organizimi i EXPO2027

Evropë

Në këtë shtet do të bëhet organizimi i EXPO2027

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:19
Ilustrim

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka uruar Serbinë pasi ajo arriti  të siguroj organizimin e EXPO2027.

 EXPO2027 është një panair botëror që njihet nga Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave me seli në Paris.

Blinken ka paralajmëruar se SHBA-ja do të merr pjesë në organizimin që do ta bëj Serbia më 2027.
“Ne e përgëzojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim një pavijon të mrekullueshëm në vitin 2027”, ka shkruar Antony Blinken.

Ai falënderoi  ata që e kanë përkrahur SHBA-në në ofertën për të organizuar panairin e njëjtë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat