LIVE: “Ky është fundi i Putinit”, ja shtetet ku mund të fshihet kreu i Wagnerit – vjen paralajmërimi i fortë nga Amerika!

Evropë

LIVE: “Ky është fundi i Putinit”, ja shtetet ku mund të fshihet kreu i Wagnerit – vjen paralajmërimi i fortë nga Amerika!

Nga: Bota sot Më: 25 qershor 2023 Në ora: 07:48 Përditësuar në ora: 19:08 më 25.06.2023
Vladimir Putin

Rebelimi i Wagnerit ishte gjëja më qesharake që ka ndodhur ndonjëherë, sipas ukrainasve

Ngjarjet e së premtes dhe të së shtunës në Rusi me rebelimin e Wagnerit që përfundoi shihen vetëm si një shaka në Ukrainë.

Yuri Shak, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës, i tha BBC-së se rebelimi ishte “përpjekja më qesharake e kryengritjes ndonjëherë”. Ai shtoi se “e gjithë situata na bëri më të fortë dhe Rusinë më të dobët”.

“Ngjarjet përtej gjendjes së tyre qesharake, nuk kanë asnjë ndikim në planet tona.

Misioni ynë është të çlirojmë tokën tonë dhe shpresoj që aleatët tanë po e shikojnë kryengritjen qesharake dhe se ata e kuptojnë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës është të sigurohemi që Ukraina ta mposht Rusinë ushtarakisht,” tha ai.

Udhëheqësi çeçen paralajmëron kreun e Wagner

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka akuzuar Yevgeny Prigozhin për “arrogancë”. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se kjo karakteristikë e tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Në një postim në Telegram pas shpalljes së marrëveshjes për t’i dhënë fund rebelimit të Wagner, udhëheqësi çeçen pretendon se arsyeja e veprimeve të Prigozhin është zemërimi.

Sipas Kadyrov, zemërimi i liderit mercenar për një sërë marrëveshjesh biznesi të dështuara është arsyeja e rebelimit të armatosur që ai organizoi.

Kadyrov, një mbështetës për një kohë të gjatë të Putinit, tha gjithashtu se ai e kishte këshilluar më parë Prigozhin të “lënë mënjanë” ankesat e tij, por këshilla e tij ra në vesh të shurdhër: “Unë fola me Prigozhin, e inkurajova që të mos përziejë ambiciet e tij të biznesit  me çështje me rëndësi kombëtare. Mendova se më kishte dëgjuar, por siç pamë, zemërimi i tij po rritej gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës ”.

Kadyrov u bëri thirrje mercenarëve që të marrin vendimet e tyre me maturi, përndryshe rezultati mund të jetë “katastrofik”.

Paralajmërimi i fortë i Blinken: Në Rusi nuk ka mbaruar ende kriza, çfarë pritet

Pas rebelimit të organizatës paraushtarake Wagner, ka reaguar sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, foli për dobësitë e Kremlinit.

Duke komentuar situatën në Rusi pas grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin, Blinken u ndal tek dobësitë e Kremlinit.

“Rebelimi i shkurtër nga Wagner tregoi problemet reale në stafin e Putinit. Putini u përball me një sfidë të vërtetë. Prandaj, ngrihen pyetje të rëndësishme dhe dobësitë e vërteta bëhen të dukshme,” shtoi Blinken.

Duke iu referuar të ardhmes së Wagner-it, Blinken theksoi se është shumë herët për të bërë vlerësime.

Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën shkaktoi kaos në vendin e tij.

Putini shpreh besimin ndaj operacioneve në Ukrainë në intervistën e regjistruar përpara revoltës

Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën një intervistë me Presidentin Vladimir Putin të zhvilluar përpara kryengritjes së armatosur nga grupi mercenar Wagner, ku ai shpreh besimin ndaj planeve për Ukrainën.

“Ndihemi të sigurt dhe natyrisht jemi në gjendje t’i zbatojmë të gjitha planet dhe detyrat që kemi përpara. Kjo vlen edhe për mbrojtjen e vendit, operacionin special ushtarak dhe ekonominë në tërësi”, shprehet udhëheqësi rus.

Intervista me korrespondentin e Kremlinit Pavel Zarubin u transmetua në televizionin shtetëror Rossiya. Gazetari rus tha se intervista ishte realizuar pas një takimi me maturantët e një shkolle ushtarake, një ngjarje që ka të ngjarë të jetë zhvilluar të mërkurën.

Kronika televizive nuk përmendi revoltën e së shtunës ku mercenarët e grupit Wagner morën kontrollin e një qyteti përpara se të marshonin drejt Moskës.

Gjatë një fjalimi televiziv drejtuar vendit të shtunën, përpara se mercenarët të tërhiqeshin, Presidenti Putin tha se rebelimi rrezikon egzistencën e Rusisë.

Gjatë konferencës ditore për shtypin të dielën, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk përmendi asgjë në lidhje me mercenarët e grupit Wagner dhe udhëheqësin e tyre, Yevgeny Prigozhin.

I pyetur gjatë intervistës se sa kohë i kushton asaj që Rusia e quan operacion special ushtarak në Ukrainë, Presidenti Putin tha se kjo kishte përparësi, “çdo ditë fillon dhe mbaron me këtë çështje”, u shpreh ai./VOA

Ministria britanike: Forcat ukrainase përparojnë në lindje

Ministria britanike e Mbrojtjes tha të dielën se “gjatë ditëve të fundit", Ukraina ka ndërmarrë përsëri "operacione të mëdha sulmuese" në tre zona kryesore në Ukrainën jugore dhe lindore.

Sipas raportit, forcat ukrainase kanë mësuar nga përvoja e dy javëve të para të kundërofensivës dhe kanë përmirësuar taktikat e tyre ndaj forcave agresore ruse.

Trupat ukrainase kanë avancuar në disa drejtime rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut, tha të shtunën zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar. Ajo tha përmes një postimi në rrjetin Telegram se po “bëhet përparim në të gjitha drejtimet”, duke shtuar se

Rusia po pëson humbje të konsiderueshme ndër radhët e saj, si edhe në armë e pajisje.

Sipas zonjës Maliar, forcat ukrainase kishin përparuar në fshtatrat Orikhovo-Vasylivka, Bohdanivka, Yahidne, Klishchiivka dhe Kurdyumivka ndërsa shtoi se në jug, luftimet vazhdojnë ende.

Në frontin jugor, komandanti Oleksandr Tarnavskiy tha se forcat ukrainase çliruan një zonë në perëndim të Donetskut që ishte kontrolluar nga forcat separatist ruse që nga viti 2014.

Tre zyrtarë të lartë ukrainas sinjalizuan të premten se pjesa kryesore e kundërofensivës ndaj trupave ruse nuk ka filluar ende.

Zyrtarët e Kievit njoftuan të shtunën, se tre persona humbën jetën dhe të të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa nga trupat ruse./VOA

Ish-kryeministri rus pas rebelimit të Wagner: Ky shënon fundin për Putinin

Madhëria e tij Putin nuk mund ta falë atë për këtë”, tha Kasyanov.

Prigozhin, thotë ai, e ka shkatërruar stabilitetin e Putinit dhe jeta e tij do të jetë nën “një pikëpyetje të madhe” si rezultat.

Mikhail Kasyanov ishte kryeministër i Rusisë nën Vladimir Putinin nga 2000-2004. Por që kur u shkarkua, ai është bërë një nga kritikët kryesorë të presidentit rus.

I pyetur nga BBC se ku mendon se do të shkojë kreu i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin, ai tha: “Mendoj se së pari do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se do të shkojë nga Bjellorusia në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë”.

Raportohet se SHBA-ja i ka vërejtur më herët shenjat e para të revoltës në Rusi

Agjencitë amerikane të spiunimit kanë vërejtur shenja që një kohë se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar rus Wagner, ka pasur synim të dalë kundër urdhëheqësisë ruse kah mesi i muajit qershor, ka raportuar e përditshmja amerikane Washington Post.

Gazeta tjetër amerikane New York Times, ka thënë se informacioni ka qenë edhe solid, por edhe alarmues.

Në orët e vona të së premtes, forcat e Prigozhinit janë larguar prej kampeve të tyre në Ukrainë dhe kanë hyrë në Rusi, duke e marrë kontrollin e qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe më pas janë nisur drejt Moskës.

Papritur, avancimi është pezulluar në pasditen e së shtunës, dhe mediat ruse kanë thënë se trupat e Wagnerit do të kthehen në Ukrainë, ndërsa Prigozhin do të ikë në shtetin fqinj, Bjellorusi.

Kremlini ka thënë se nuk do ta ndjekë penalisht Prigozhinin dhe as pjesëtarët e armatosur të Wagnerit.

Times ka thënë se teksa zyrtarë amerikanë të inteligjencës e kanë zbuluar se Prigozhin është përgatitur për aksion ushtarak, ata kanë shprehur shqetësime për kaosin që do të mund të ndodhte në Rusi, shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor.

Agjencitë amerikane besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është informuar të paktën një ditë më parë se Prigozhini – dikur aleat i tij i ngushtë – ka qenë duke organizuar rebelimin./REL

Rebelimi i Wagnerit ishte ‘kundërshtim i drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Putinit’ – SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka folur për rebelimin e Wagnerit në Rusi.

Kryengritja e grupit mercenar dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës ishte “një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Putinit”, ka thënë Blinken.

“Kështu që kjo ngre pyetje të thella, tregon të çara të vërteta”, i tha Blinken emisionit “Face the Nation” për CBS News.

Koreja e Veriut e mbështet Rusinë në trajtimin e kryengritjes së Wagner-it

Koreja e Veriut thotë se e mbështet plotësisht Rusinë në trajtimin e kryengritjes së fundit, raportoi media shtetërore.

Në një takim me ambasadorin rus në Phenian Alexander Matsegora, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Im Chon Il “shprehte besimin e vendosur se rebelimi i fundit i armatosur në Rusi do të shuhej me sukses”, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

Ky është mesazhi i fundit i mbështetjes nga Pheniani për Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë, të cilën ajo e ka përshkruar si një “luftë proxy” të ShBA-së për të shkatërruar Rusinë.

“Regjimi i Putinit është mjaft fragjil – sulmi i Wagnerit ndaj Rusisë do të jetë një turp i madh për të”

Sulmi i Wagnerit ndaj Rusisë do të jetë një “turp i madh” për presidentin rus Vladimir Putinin, ka thënë drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny.

Duke folur për Sky News, Vladimir Ashurkov tha se Yevgeny Progozhin ndoshta ndjeu “rrezikun vdekjeprurës në të cilin ndodhej” përpara se të shpallte de-përshkallëzimin e revoltës së tij, por është shumë herët për të thënë “nëse ky është fundi”.

“E rëndësishme është se ai është një komandant brutal lufte, por ai nuk është budalla”, tha ai.

“Unë mendoj se ai llogariti në njëfarë mbështetjeje në Kremlin, në strukturat e pushtetit rus dhe ne nuk e dimë se çfarë lloj marrëveshjeje ai bëri me Vladimir Putinin përmes Lukashenkos”.

Ndryshe, një marrëveshje për të ndaluar trupat Wagner që të vazhdojnë avancimin e tyre u ndërmjetësua midis Prigozhin dhe presidentit rus nëpërmjet liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

“Çdo ndryshim pozitiv në Rusi do të fillojë me disa trazira dhe paqëndrueshmëri, nëse ky është fillimi i një destabiliteti të tillë nuk e dimë, por me siguri shohim se regjimi i Putinit është mjaft fragjil”, shtoi Ashurkov.

“Është një turp i madh për Putinin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat