Presidenti polak: Do të bëjmë gjithçka që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s

Evropë

Presidenti polak: Do të bëjmë gjithçka që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 17:03
Presidenti polak Andrzej Duda

Presidenti polak Andrzej Duda gjatë vizitës së tij në Kiev, u shpreh se Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Duda gjatë një konference për mediat.

Më tej shtoi se të dy vendet duhet të tregojnë qartë perspektivën e anëtarësimin në Samitin e NATO-s në korrik.

Ndërkohë situata e luftës vijon të jetë shqetësuese. Ditën e sotme tre persona kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat