16-vjeçarja gjendet e pajetë në një kosh mbeturinash në Itali, dyshohet se e ka vrarë i dashuri

Evropë

16-vjeçarja gjendet e pajetë në një kosh mbeturinash në Itali, dyshohet se e ka vrarë i dashuri

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Trupi i një vajze të mitur është gjetur pasditen e së mërkurës në lagjen Primavale të Romës, në një qese të zezë brenda një karroce dhe shumë pranë një koshi plehrash.

16-vjeçarja e vrarë kishte një plagë me thikë në gjoks.

Dyshimi qëndron tek një i mitur, i cili është parë edhe nga fqinjët duke dalë nga një pallat aty pranë me rroba të gjakosura.

Gazeta italiane, Repubblica raporton se një 16-vjeçar është arrestuar dhe po merret në pyetje si i dyshuar për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat