Humbja përballë Mitsotakis, Tsipras jep dorëheqjen nga SYRIZA

Evropë

Humbja përballë Mitsotakis, Tsipras jep dorëheqjen nga SYRIZA

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:36
Alexis Tsipras

Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen si kreu i SYRIZA-s, pas humbjes përballë Mitsotakis në zgjedhjet e 25 majit në Greqi.

Në deklaratën e tij, ai shprehu krenarinë për gjithçka që kishte arritur me partinë dhe besimin e njerezve që e kanë mbështetur përgjatë rrugëtimit të tij, duke theksuar se vendimi nuk ishte i lehtë.

Deklarata e plotë:

“Jam krenar për gjithçka që kemi arritur.  Një parti e vogël si SYRIZA u bë thelbi i fraksionit demokratik. Kjo më shqetëson mua, para së gjithash, kush ishte përgjegjës për ciklin historik që po mbyllet.

Mora në dorë në moshën 34-vjeçare një parti të vogël të së majtës. Udhëtimi që bëmë së bashku ishte i rrezikshëm, por emocionues. Në deklaratën time pas zgjedhjeve fola për vendime të vështira në SYRIZA, për të ndryshuar stafin ekzekutiv duke i dhënë besim  njerëzve të rinj.

Kam përvojën që të mos i marr këto vendime duke u treguar i nxituar dhe kjo është ajo që unë bëra, sepse e di që vendimet prekin edhe njerëzit e tjerë,” tha Tsipras.

Rikujtojmë se në përfundim të numërimit të votave partia konservatore Demokracia e Re mori rreth 40.56 % të votave, një rezultat i ngjashëm me votimet e 21 majit. Mitsotakis siguroi  158 vende nga 300 në parlament dhe shumicën absolute për të qeverisur i vetëm, ndërsa tha se tashmë është hapur rruga për të çuar para reformat e rëndësishme.

Ndërkohë kreu i Syriza dhe  ish-kryeministri Alexis Tsipras, pësoi disfatë në këto zgjedhje duke marrë vetëm 17. 8 % të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat