Sonte bllokohet transporti i autobusëve dhe tramvajeve në Paris

Evropë

Sonte bllokohet transporti i autobusëve dhe tramvajeve në Paris

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:12
Paris

Nga ora 21:00 transporti i autuobusëe dhe tramvajeve do të pezullohet për sonte në Paris të Francës për shkak të protestave që janë duke u zhvilluar kundër vrasjes së 17-vjeçarit nga një oficer i policisë.

Televizioni francez BFMTV ka raportuar se ky vendim u mor pas kërkesës së kryetares së rajonit Ile-de-France, Valerie Pecresse.

Vet Pecresse ka folur për këtë çështje, duke thënë se vendimi është marrë për të “mbrojtur agjentët dhe përdoruesit e transportit publik”.

Ajo shtoi: “Rrjeti ynë i transportit nuk do të jetë një objektiv e banditëve dhe huliganëve!”, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat