Flet nëna e 17-vjeçarit që u vra në Paris: Ma morën fëmijën, jetën time

Evropë

Flet nëna e 17-vjeçarit që u vra në Paris: Ma morën fëmijën, jetën time

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 08:10
Mounia, nëna e 17-vjeçarit që u vra nga policia në Paris

Mounia, nëna e 17-vjeçarit që u vra nga policia në Paris, ka thënë se nuk e ka inat të gjithë Policinë e Francës, por vetëm oficerin që e qëlloi me armë Nahelin, të birin e saj.

“Unë nuk e fajësoj policinë. Por oficeri nuk duhej të vriste djalin tim. Ai e pa fytyrën e një arab, të një fëmije të vogël, donte t’i merrte jetën”, ka thënë Mounia.

Ajo e drejtoi një marshim më parë, në kujtim të djalit të saj, pasi tha se ai ishte “jeta ime, shoku im më i mirë”.

Në një video, të shpërndarë në internet, ajo tha se 17-vjeçari ishte fëmija i saj i vetëm.

“Më kanë marrë fëmijën”, tha ajo në një intervistë për France 5, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat