Arrestohen 667 protestues në Francë, polici që vrau 17-vjeçarin kërkon falje

Evropë

Arrestohen 667 protestues në Francë, polici që vrau 17-vjeçarin kërkon falje

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 08:41
Foto nga vendngjarja

Polici francez që qëlloi për vdekje të miturin 17-vjeç, Nahelin, i ka kërkuar falje familjes së tij teksa ishte në paraburgim. Ndërkohë që deri më tani janë arrestuar 667 persona.

Avokati i tij, Laurent-Franck Lienard, tha se polici ishte “i shkatërruar” dhe se ai nuk ngrihet në mëngjes për të vrarë njerëz.

“Fjalët e para që shqiptoi ishin kërkim-falja dhe fjalët e fundit që tha ishin për t’i kërkuar falje familjes”, shkruan BBC.

Ndërsa, në të gjithë Francën kanë vazhduar protestat e shumta ku pas natës së tretë janë arrestuar 667 persona, transmeton KosovaPress. 

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka thënë se policia dhe zjarrfikësit u përballën me "dhunë të rrallë" që përfshiu vendin sërish mbrëmë.

Shumica e të arrestuarve janë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, ndërsa në disa raste protestuesit kanë hyrë me makina në dyqane, barnatore e vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat