Çfarë ndodhi? Anulohen dhjetëra fluturime në Zvicër, “paralizohet” trafiku ajror

Evropë

Çfarë ndodhi? Anulohen dhjetëra fluturime në Zvicër, “paralizohet” trafiku ajror

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 10:27
Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës,

Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës, i dyti më i madhi i Zvicrës, ishte jashtëzakonisht i qetë sot, ditën e parë të pushimeve verore, për shkak të një greve historike të stafit të kompanisë që ndaloi të gjitha fluturimet deri në mesditë.

Përpara dyerve të ndërtesës kryesore të aeroportit, shumë policë dhe personel sigurie lejuan të hynin vetëm pasagjerët, si dhe gazetarë. Brenda aeroportit ka qetësi. Sindikalistët rreth pesëdhjetë, nga ana e tyre kanë vendosur flamujt e tyre të kuq përpara hyrjes kryesore të aeroportit për të shpjeguar kërkesat e tyre.

Më shumë se 60 fluturime u anuluan pasi menaxhmenti i aeroportit vendosi të ndalojë përkohësisht operimet nga ora 07:00 deri në orën 11:00. Greva, e cila ka të bëjë me shërbimet kritike, është e drejtuar kundër reformës së pagave, që po kërkon menaxhmenti.

Sipas vlerësimit të sotëm, rreth 8000 pasagjerë do të përballeshin me probleme gjatë nisjes nga Gjeneva për shkak të grevës katër orëshe.

Kjo grevë është historike, pasi është e para që përfshin stafin në Aeroportin Quadrin të Gjenevës që janë të punësuar sipas një kontrate të së drejtës publike (dhe nuk janë partnerë të jashtëm, të cilët janë gjithashtu jetik për funksionimin e aeroportit) gjatë 104 viteve të historisë së tij, nënvizon gazeta Le Temps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat