Pamjet: Analisti rus thotë se Putin përdori sozinë në paraqitjen në Dagestan

Evropë

Pamjet: Analisti rus thotë se Putin përdori sozinë në paraqitjen në Dagestan

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Pas rebelimit të dështuar nga Yevgeny Prigozhin dhe mercenarët e tij, presidenti rus Vladimir Putin u shfaq në Dagestan për të diskutuar mbi zhvillimin e turizmit në rajon, njoftoi Kremlini.

Sipas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, Putin ka shtrënguar duart me turmën dhe në një moment e ka puthur në kokë vajzën e vogël teksa ka bërë një foto me të.

Kjo paraqitje e liderit rus në publik ka rizgjuar teoritë se Putin përdor një dyshe për daljet publike.

Sjellja e tij gjatë kësaj vizite në Dagestan u vu në dyshim jo vetëm nga analistët perëndimorë, por edhe nga blogeri i njohur ushtarak rus Igor Girkin.

Edhe pse nuk ka prova konkrete që Putini po përdor një sozi, Mattheë Wyman, pedagog i lartë i politikës i specializuar për Rusinë në një universitet britanik, është i sigurt se ky është rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat