Qeveria franceze: Po shqyrtojmë çdo opsion për rivendosjen e rendit

Evropë

Qeveria franceze: Po shqyrtojmë çdo opsion për rivendosjen e rendit

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:05
Protestuesit përplasen me policinë gjatë protestave në Nanterre, në periferi të Parisit. Francë, 29 qershor, 2023.

Qeveria e Francës tha se do të shqyrtojë "të gjitha opsionet" për të rivendosur rendin në vend pas përshkallëzimit të protestave anembanë Francës, për shkak të vrasjes nga policia të një 17-vjeçari.

Protestat e të enjtes mbrëma ishin më të ashprat e zhvilluara deri më tani.

Sipas autoriteteve, më shumë se 200 policë mbetën të plagosur, ndërsa 875 persona u arrestuan gjatë natës, ndërsa protestuesit e organizuar në të gjitha qytetet e vendit, u përplasën me forcat policore.

Image
Zjarrëfikësit përpiqen të shuajnë një automjet në flakë në Floriac, në periferit të qytetit të Bordosë. Francë, 29 qershor, 2023.

Protesutesit i vunë flakën autobuzëve dhe automjeteve të tjera, vunë barrikada dhe shkatërruan dyqane.

Presidenti francez Emanuel Macron, i cili deri më tani ka përjashtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, u largua sot nga takimi i nivelit te lartë të Bashkimit Europian në Bruksel dhe u kthye në Paris për të marrë pjesë në mbledhjen e dytë të qeverisë për menaxhimin e krizës.

Image
Presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne marrin pjesë në mbledhjen urgjente të qeverisë pas protestave që kanë përfshirë Francën. 30 qershor, 2023.

Kryeministrja Elisabeth Borne tha se qeveria do të shqyrtonte “çdo mundësi” për të kthyer qetësinë, duke i quajtur aktet e dhunës të papranueshme dhe të pajustifikueshme.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin njoftoi se të enjten mbrëma në terren ishin më shumë se 40 mijë oficerë policie, 249 prej të cilëve u plagosën. Sipas tij, ishin sulmuar 79 stacione policore, 119 ndërtesa publike dhe 28 shkolla.

Të shtënat vdekjeprurëse nga policia ndaj 17-vjeçarit Nahel M, i cili ishte me origjinë marokene dhe algjeriane, kanë tronditur vendin dhe kanë rinxjerrë në pah ankesat për përdorimin e dhunës së tepruar dhe për racizëm sistematik nga punonjësit e policisë.

Oficeri i policisë i cili qëlloi ndaj adoleshentit po mbahet në paraburgim./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat