I dyshuar si spiun i Rusinë, arrestohet në Poloni atleti profesionist

Evropë

I dyshuar si spiun i Rusinë, arrestohet në Poloni atleti profesionist

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Polonia ka arrestuar një atlet profesionist rus i dyshuar për spiunazh për Rusinë. Autoritetet polake bënë me dije se atleti u arrestua me 11 qershor, lidhur me një hetim mbi një rrjet të dyshuar spiunazhi rus.

Agjencia tha se 14 të dyshuar të tjerë tashmë ishin arrestuar si pjesë e hetimeve për rrjetin e dyshuar të spiunazhit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas deklaratës së agjencisë së sigurisë, provat e mbledhura tregojnë se i dyshuari është një sportist profesionist që i përket një klubi të ligës së parë.

Për inteligjencën e huaj, ai kreu detyra të porositura në territorin e Republikës së Polonisë, duke përfshirë identifikimin e infrastrukturës kritike, thuhet në deklaratë.

Atleti ka qenë në Poloni që nga tetori 2021 me prova që tregojnë se ai ishte shpërblyer sistematikisht për dhënien e informacionit, thekson në njoftim.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme theksoi se po vazhdon të punojë intensivisht për hetimin e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat