“Emigracioni” përçan BE-në, Hungaria dhe Polonia refuzojnë ndarjen e barrës

Evropë

“Emigracioni” përçan BE-në, Hungaria dhe Polonia refuzojnë ndarjen e barrës

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 21:23
Viktor Orban

Emigracioni ka qenë edhe njëherë çështja më përçarëse për liderët e BE-së. Polonia dhe Hungaria monopolizuan debatin dhe akuzuan samitin e Brukselit për finalizimin e një përfundimi pa konsensus të përbashkët.

27 krerët e shteteve dhe qeverive as që u munduan të gjenin gjuhën e përbashkët për përmasat e jashtme të emigracionit, pavarësisht faktit se arritja e marrëveshjes me vendet e treta është qasja që ka gjetur më shumë konsensus.

“Mënyra më e mirë për të frenuar impaktin e emigracionit të paligjshëm në kufijtë tanë është forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Unionit dhe vendeve të tranzitit dhe origjinës. Pas 5 orëve debat mbi emigracionin jam befasuar nga verbëria e disave që nuk pranojnë nevojën për të përfshirë aspektin e jashtëm në Paktin për Azilin dhe Emigracionin”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.

Në fakt, Budapesti dhe Varshava vendosën të ushtronin presion pasi nuk janë të lumtura me marrëveshjen për azil të arritur në qershor, që parashikon ndarjen e barrës. Ato votuan kundër saj, por ajo u aprovua me shumicë të kualifikuar.

Polonia ka njoftuar mbajtjen e një referendumi kombëtar, edhe pse BE ka deklaruar se pakti duhet të respektohet.

“Në mënyrë që polakët të thonë nëse duan një vend të sigurt, apo nëse duan ato që ndodhin në periferitë e disa qyteteve të Evropës perëndimore”, u shpreh Mateusz Morawiecki, kryeministër i Polonisë.

Çështja e dytë që dominoi agjendën e samitit ishte Ukraina. Liderët e BE-së insistuan se mbështetja do të vazhdojë, që do të thotë se do të jepen mbështetje financiare afatgjata dhe garanci për sigurinë.

Komisioni premtoi gjithashtu se do të punojë për të gjetur një mënyrë për të përdorur asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat