E djathta ekstreme po rritet në Evropë!

Evropë

E djathta ekstreme po rritet në Evropë!

Nga: H.Rafuna Më: 3 korrik 2023 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Italia, Finlanda dhe Greqia kohët e fundit kanë pasur zgjedhje që kanë çuar në marrjen e pushtetit të partive radikale të krahut të djathtë. Kështu mund të ndodhë edhe dikund tjetër.

Partitë radikale të krahut të djathtë në rritje në të gjithë Evropën. Në disa vende, liderët radikalë të krahut të djathtë fitojnë pushtetin, ndërsa në vende të tjera partitë më tradicionale të qendrës së djathtë bashkohen me partitë ekstreme, qoftë në një qeveri koalicioni ose si partner.

Në të njëjtën kohë, partitë radikale të krahut të djathtë po rriten në sondazhet e opinionit në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën.

Në Gjermani, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është tani më e madhe në sondazhe sesa partia socialdemokrate SPD e kryeministrit Olaf Scholz. Në të njëjtën kohë, një kandidat i AfD-së është zgjedhur për herë të parë kryetar i një qarku në Gjermani.

Në Spanjë, Partia Popullore (PP) konservatore kryeson në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 23 korrik.

Por partia aktualisht nuk është aq e madhe sa për të fituar shumicën për ndryshimin e qeverisë, dhe për këtë arsye ka hapur bisedimet për formimin e një qeverie koalicioni me partinë nacionaliste Vox, shkruan The Guardian.

Vox është partia e parë radikale e djathtë në Spanjë që nga vdekja e diktatorit fashist Francisco Franco në 1975.

Vjeshtën e kaluar, ekonomia e tretë më e madhe e BE-së, Italia, mori një kryeministër nga një parti me rrënjë neofashiste.

Në të njëjtën kohë, pati zgjedhje në Suedi, ku demokratët suedezë përfunduan duke u bërë partia e dytë më e madhe në Riksdag dhe një mbështetëse e rëndësishme e qeverisë së qendrës së djathtë.

Finlandës i është dhënë gjithashtu një qeveri e përbërë nga parti të së djathtës ekstreme.

Më tej në listë në Evropë janë qeveritë ultra-konservatore dhe me orientim autoritar të Polonisë dhe Hungarisë. Partia e djathtë nacionaliste polake Ligj dhe Drejtësi po kryeson gjithashtu në sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Tani shumë kanë frikë se protestat e dhunshme në Francë mund të rrisin mbështetjen për Marine Le Pen!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat