Ja lojtarët e fuqishëm rusë që mund të fundosin përgjithmonë Putinin

Evropë

Ja lojtarët e fuqishëm rusë që mund të fundosin përgjithmonë Putinin

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 09:14
Fraksionet ruse më favorite për të rrëzuar presidentin rus dhe për të marrë pushtetin në Kremlin

Për rreth 12 orë të shtunën e kaluar, Vladimir Putin dukej se kishte marrë fund, jo nga protestuesit paqësorë pro-demokracisë, as nga zgjedhjet, por nga një kryengritje e një prej grupeve shumë të armatosura që ai krijoi si një mjet të diktaturës së tij. Ata që ëndërrojnë rënien e Putinit kanë mësuar nga kryengritja e dështuar e Yevgeny Prigozhin kundër Kremlinit. Mikhail Khodorkovsky, oligarku i kthyer në aktivist pro-demokracisë, tha: “Ne duhet të zgjohemi me faktin se rënia e regjimit të Putinit dhe krijimi i një Rusie më të mirë nuk do të ndodhë përmes kutive të votimit apo mjeteve paqësore, por do të kërkojë kryengritje të armatosur”. E vërteta e pashmangshme është se, pushteti i Putinit qëndron tek njerëzit me armë. Pra, cilat janë fraksionet ruse më favorite për të rrëzuar presidentin rus dhe për të marrë pushtetin në Kremlin?

Sergei Shoigu

Ministri aktual i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, është fituesi i dukshëm nga rebelimi i dështuar i së shtunës. Ai kontrollon ushtrinë, marinën dhe forcat ajrore, dhe siç shkruan “The Telegraph”, mund të mbajë ekuilibrin e fuqisë kur Putini të vdesë. Ai është gjithashtu një operator i shkëlqyer politik dhe i mbijetuar, i cili ka mbetur në krye të qeverisë ruse që para ardhjes së Putinit në pushtet. Për muaj të tërë,Shoiguështë sulmuar egërsisht jo vetëm nga Prigozhin, por nga një rrjet i gjerë "patriotë" ultra-nacionalistë dhe blogerësh pro-luftës, të cilët e fajësojnë atë për vdekjen e panevojshme të dhjetëra mijëra ushtarëve rusë. Por shanset e tij për të vepruar në mënyrë të pavarur kundër shefit sot janë të pakta.Dobësia më e madhe e Shoigut është se ai nuk është ushtar. Putini zakonisht emëron të huajt në poste të tilla pikërisht për këtë arsye, thotë Petrov. Por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për oficerët e karrierës.

Gjeneral Armagedoni

Ndaj, “The Telegraph”, shkruan se emri i dytë është Sergei "Armagedon" Surovikin, komandanti i Forcave Ajrore. Ai është ndoshta i vetmi gjeneral rus që doli nga katastrofa në Ukrainë, sërish i vlerësuar. Tërheqja e tij nga Khersoni në nëntor 2022 ishte një nga pak operacionet ruse të kryera mirë gjatë luftës. Ndoshta nuk është rastësi, që tani është i zhdukur, mbase edhe i arrestuar. Madje, “Dossier Centre”, një agjenci hetimore, pretendoi se kishte marrë dokumente që tregonin se Gjenerali Surovikin ishte një anëtar i fshehtë "VIP" i grupit mercenary Wagner.

Forcat e sigurisë

Mund të ketë rebelë të tjerë, ende të panjohur, që presin. Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), mbase me 80,000 persona staf, mbetet agjencia më e fuqishme e armatosur në Rusi. Me përgjegjësi për kundër-inteligjencën, kundër terrorizmit, kontrollin e kufijve dhe operacionet e inteligjencës së huaj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ajo e konsideron veten si garantuesin përfundimtar të shtetësisë ruse. Këta janë "siloviki", me ndikim në botën e spiunazhit dhe ndikimit. Putini u beson atyre. Ata janë ndër përfituesit kryesorë të 23 viteve të tij në pushtet.Nikolai Patrushev, sekretar i këshillit të sigurimit dhe një ish shef i FSB-së, dallohet mes tyre. Edhe Alexander Bortnikov, kreu i FSB-së, zotëron fuqi më të drejtpërdrejtë të fortë si kontrollues i "korporatës së armatosur".

Truproja i Putin

Mes emrave, “The Telegraph”, liston edhe Vikor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë, Por, sipas ekspertëve, një truprojë e mirë thjesht nuk është domosdoshmërisht një komandant i mire”. Dhe ai është vetëm një nga disa ish-truproja të Putinit që u caktuan në role të spikatura në një riorganizim të vitit 2016. Të tjerë përfshijnë Alexey Dyumin, guvernatorin e rajonit Tula dhe, thonë klasat e zhurmshme të Moskës, një yll në rritje për t'u parë. Truprojat, megjithatë, nuk ka gjasa të kryejnë kryengritje.

Lideri çeçen

Kreu 46-vjeçar i Çeçenisë,është besnik suprem i Putinit, i cili ishte një nga zyrtarët e parë të shquar që denoncoi publikisht kryengritjen e Wagnerit. Ashtu si Prigozhin, Kadyrov është një përbindësh i krijuar nga vetë Putini. Nëse Putini vdes ose dobësohet rëndë, besnikëria e Kadyrov mund të vihet në provë. Disa në Moskë, veçanërisht në FSB, besojnë se një rebelim tjetër çeçen është përfundimisht i pashmangshëm.

Kryeministri rus

Çuditërisht, “fituesit” nga rënia e Putinit mund të mos jenë asnjë nga “të fortët” e listuar më sipër. Sipas kushtetutës ruse ështëMikail Mishustin, kryeministri rus, i cili do të ndërhynte automatikisht si ushtres i detyrës së presidentit nëse Putini vdes ose është i paaftë për të vazhduar postin.Ai nuk komandon asnjë ushtri. Por është në krye të burokracisë civile të Rusisë dhe asnjë nga grupet e armatosura nuk mund të sundonte pa të.

“Kartat e fundit”

Dhe ka edhe “karta”të tjera. Prigozhin dhe kryengritësit e tij Wagner janë të mposhtur, por gjithsesi ende të lirë. Kompanitë më të vogla ushtarake private po trokasin tani në fushëbetejë, në Ukrainë. Nacionalistët radikalë si Igor Strelkov, ish-koloneli i FSB-së që udhëhoqi pushtimin e parë të Ukrainës në vitin 2014, mezi i kanë fshehur ëndrrat për të përfituar nga kaosi i stilit të vitit 1917. Ata mund të kishin ndikim nëse mund të mblidhnin një "Freikorps" mbështetësish të armatosur që ktheheshin nga fronti i luftës.Shërbimet e inteligjencës ukrainase aktualisht po mbështesin dy grupe militante ruse që bastisënrajonin e Belgorodit: Trupat vullnetare ruse, që udhëhiqet nga një neo-nazist i paturpshëm, dhe Legjioni i Lirisë së Rusisë, që përbëhet nga dezertorë dhe robër lufte të lodhur me regjimin aktual. Ata gjithashtu mund të kenë plane në Rusinë pas Putinit.

Fundi i Putinit

Fundi i Putinit, siç shkruan “The Telegraph”, mund të jetë një kolaps dramatik në front dhe trupat ukrainase të hyjnë në Krime. Ndoshta Vladimir Putin do të sëmuret rëndë dhe nuk do të jetë në gjendje të qeverisë. Mund të jetë një krizë që përhapet nga rajoni në rajon. Sipas ekspertëve, ka një sërë “mjellmash të zeza” që mund të fluturojnë mbi Kremlin. Çështja nuk është se si do të duket kriza, por se do të ketë një krizë. Shumica e vëzhguesve të Rusisë besojnë se vdekja e Putinit do të kombinojë elemente të farsës dhe tragjedisë,si skenaret e Armando Iannucci, në vend që të ngjajë me një grusht shteti të mirëplanifikuar. Për disa ekspertë të tjerë, duket se revolucioni është shumë afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat