Shkarkohet ministri serb që mbështeti vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Evropë

Shkarkohet ministri serb që mbështeti vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:07
Vuçiq, Rade Basta

Me propozimin e partnerëve të koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar, Kuvendi i Serbisë ka shkarkuar ministrin e Ekonomisë, Rade Basta.

Ky i fundit ka thënë se deri tek shkarkimi erdhi pasi ka kërkuar që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Duke komentuar protestat që filluan pas dy masakrave në Serbi – në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd dhe vrasjet në fshatrat Mlladenoc dhe Smederevë, ai tha se të gjithë anëtarët e Qeverisë së Serbisë duhet të dalin në rrugë me qytetarët, duke mbështetur protestat kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Basta u zgjodh në postin e ministrit të Ekonomisë në tetor të vitit 2022, raporton N1.

Paraprakisht, nga shtatori i vitit 2018, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Ndërmarrjes Komunale Publike “Beograde Power Termo”.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në prill të vitit 2022, ai u zgjodh deputet i koalicionit SPS-JS-ZS në Kuvendin e Serbisë.

Ndryshe, Basta ka formuar lëvizjen “Rruga Evropiane” dhe se do të merrte pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat