Katër pjesëtarë të sigurimit rrahin brutalisht turistin britanik në një klub të natës në Greqi

Evropë

Katër pjesëtarë të sigurimit rrahin brutalisht turistin britanik në një klub të natës në Greqi

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Videoja shokuese e publikuar më poshtë, shfaq katër pjesëtarë të sigurimit të një klubi të natës në Greqi duke rrahur brutalisht turistin britanik në ishullin e Zakynthosit.

Pamjet e rënda shfaqin tre pjesëtarët e sigurimit duke mbajtur turistin, identiteti i të cilit nuk është zbuluar – derisa pjesëtari i katërt i sigurimit vazhdimisht e godet.

Derisa turisti me çdo kusht tentonte të largohej nga ta, katër pjesëtarët e sigurimit e grushtojnë dhe shqelmojnë.

Madje njëri prej tyre e godet me shqelm në fytyrë disa herë, duke bërë që e tërë fytyra t’i mbulohet me gjak.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia i kërkoi viktimës të identifikojë sulmuesit e tij – ku njëri prej tyre doli të jetë serb.

Policia greke menjëherë e arrestoi nën dyshimin se ishte njëri prej sulmuesve që i shkaktoi lëndime të rënda turistit britanik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat