Presidenti serb premton hetimin e veprimtarive të shefit të zbulimit të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara

Evropë

Presidenti serb premton hetimin e veprimtarive të shefit të zbulimit të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:08
Aleksander Vulin dhe Aleksander Vuqiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se Serbia do të hetojë akuzat e Shtetet e Bashkuara ndaj shefit te Agjencisë së saj të zbulimit, një ditë pasi Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj zyrtarit pro-rus Aleksandar Vulin.

Departamenti i Thesarit tha se Aleksandar Vulin, ka ndihmuar Moskën në veprimtaritë e saj "keqdashëse" në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se kishte lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet trafiku droge.

“Është shumë e rëndësishme të kryhet një hetim”, u tha presidenti Vuçiç gazetarëve duke nënvizuar se “Aleksandar Vulin nuk u sanksionua për ndonjë krim apo korrupsion apo çfarëdo tjetër, por për shkak të qëndrimit të tij në lidhje me Federatën Ruse”.

Aleksandar Vulin, i cili udhëheq Lëvizjen Socialiste e cila është pjesë e qeverisë serbe dhe i cili më parë ka mbajtur postet e ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Brendshëm, është zyrtari i parë i lartë serb që sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara që kur Aleksandar Vuçiç mori postin e presidentit me 2017.

Partia e Aleksandar Vulinit akuzoi Shtetet e Bashkuara në një deklaratë për gënjeshtra dhe shtrembërim të së vërtetës".

Në të kaluarën, Aleksandar Vulin, një mbështetës i vendosur i sih presidentit serb Slobodan Millosheviç në vitet e 90-ta, vizitoi Rusinë dhe u takua me shefat e agjencive të saj të zbulimit, së fundmi në muajin maj, kur ai mori pjesë në një konferencë sigurie në Moskë.

Në muajin janar, ai u akuzua nga një grup veprimtarësh serbë dhe pro-ukrainas për përfshirje në rekrutimin e serbëve për të luftuar në radhët e grupit mercenar rus Wagner në Ukrainë.

Në vitin 2022, e përditshmja e Beogradit Nova citoi politikanin rus të opozitës Vladimir Kara-Murza të ketë thënë se ai dhe pjesëtarët e opozitës ruse u përgjuan gjatë takimit të tyre në Beograd dhe se Aleksandar Vulin i dorëzoi Moskës përgjimet e bisedave.

Ndonëse Beogradi e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, deri më tani ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Serbia është një vend kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por së pari duhet të çrrënjosë korrupsionin e shfrenuar, krimin e organizuar dhe të harmonizojë politikat e saj të jashtme me ato të bllokut./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat