Gjenerali në pension me pretendime të bujshme për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin!

Evropë

Gjenerali në pension me pretendime të bujshme për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:50
Prigozhin

Kremlini pretendon se Presidenti rus Vladimir Putin u takua me liderin e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin disa ditë pas kryengritjes në Rusi. Jo të gjithë marrin për të vërtetë!.

Gjenerali amerikan në pension Robert Abrams nuk beson se bosi i Wagner-it do të shihet në publik, ai personalisht beson se është vrarë.

- Do të habitem nëse shohim ndonjë provë të takimit të supozuar mes Putinit dhe Prigozhin. Unë mendoj se gjithëçka është  e sajuar, thotë gjenerali amerikan në pension Robert Abrams për ABC News.

- Ky është vlerësimi im personal, dhe bindja ime se,  ai ose mbahet i fshehur ose është dërguar dikund në burg!
Dyshoj se do të shohim diçka prej tij përsëri, vazhdon Abrams.

Ai thotë se personalisht nuk mendon se shefi i Wagner është më gjallë. Dhe po të jetë gjallë, e burgosin.

As "Gjenerali Armagedon" rus Sergej Surovikin nuk është parë që nga kryengritja. Sipas CNN, ai ishte një anëtar i fshehtë VIP i grupit Wagner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat