​I vihet zjarri “Venusit të leckave” të Pistolettos në Napoli

Evropë

​I vihet zjarri “Venusit të leckave” të Pistolettos në Napoli

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 20:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr herët të mërkurën shkatërroi plotësisht instilacionin e artistit bashkëkohor italian Michelangelo Pistoletto të quajtur “Venusi i leckave” (Venere degli Stracci) në Piazza Municipio të Napolit.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se instilacioni paraqiste një statujë të madhe klasike të perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë të vendosur përpara një grumbulli të madh rrobash me ngjyra të ndezura.

Statuja u shkri nga zjarri dhe rrobat u kthyen në hi, duke lënë vetëm strukturën metalike në të cilën ishin ngjitur ato.

Vetë Pistoletto tha se kjo është një shenjë se "shoqëria e rreckosur" ka fuqinë dhe kontrollin. "Kjo shoqëri e rreckosur fatkeqësisht na ka pushtuar dhe ka marrë kontrollin" tha Pistoletto.

Artisti 90-vjeçar tha se reagimi i tij i parë kur dëgjoi se statuja e madhe klasike e perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë ishte ndezur në flakë përjetoi një "kontroll të fortë emocional". Kjo është "sepse arsyeja duhet të fitojë gjithmonë", tha Pistoletto.

“Por nga ana tjetër, emocioni dhe arsyeja ekzistojnë gjithmonë (së bashku) dhe janë një dualitet që duhet të arrijë një marrëveshje, një ekuilibër, një harmoni”, shtoi ai.

Kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi tha se ishte "tronditur nga ky akt i dhunës së madhe që të lë pa fjalë".

Por ai shtoi gjithashtu se "qyteti nuk do të dorëzohet", duke thënë se kishte folur me 90-vjeçarin Pistoletto dhe ra dakord që vepra të rikrijohej, ndoshta me ndihmën e një fushate për mbledhjen e fondeve.

Ai tha se fondacioni Pistoletto e kishte informuar atë disa ditë më parë se një lloj gare në media sociale kishte ftuar njerëzit për të djegur veprën artistike, raportoi ANSA.

“Fatkeqësisht, ne jetojmë në një shoqëri në të cilën këto akte të dhunës së paarsyeshme janë të zakonshme”, tha Manfredi.

Policia arrestoi një të pastrehë të mërkurën pasdite me dyshimin se ishte autor i zjarrit. 32-vjeçari përballet me akuza të mundshme për zjarrvënie dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore pasi u identifikua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe u gjurmua në një mensë në Via Marina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat