Brexit dëmton ekonominë britanike, bie prodhimi industrial dhe rritet inflacioni

Evropë

Brexit dëmton ekonominë britanike, bie prodhimi industrial dhe rritet inflacioni

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Jehona e Brexit vazhdon ngadalëson ekonominë britanike. Sipas të dhënave ajo është sheshuar, pasi tregtia pas Brexit po performon me rezultate të dobëta.

Zyra kombëtare statistikore e Britanisë ka deklaruar se ekonomia tre muajt e fundit nuk ka shfaqur rritje, madje sektori I prodhimin vazhdon të tkurret.

Produkti i brendshëm bruto ra me 0.1% në maj pas një ngritjeje të shkurtër 0.2% në prill.

Tashmë që pas pandemisë COVID-19, Britania renditet pas me shtetet fqinje të BE-së, të cilat në krahun tjetër shfaqen në rritje të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar.

Një sfidë që ndjek kryeministrin Rishi Sunak i krahut konservator, i cili në 5 pikat e tij primare për reformimin e shtetit të monarkisë më të famshme në botë, kishte pikërisht rritjen e performancës ekonomike.

Të gjithë sektorët e ekonomisë britanike u kontraktuan në maj.

Prodhimi industrial ra me 0.6%, sektori I ndërtimit me 0.2%, ndërsa sektori i shërbimeve është i ngecur pa asnjë ndryshim.

Inflacioni vazhdon i pandryshuar në 8.7%, duke rënduar mbi buxhetin e familjeve britanike dhe bizneseve.

Në një deklaratë dërguar Euroneës, Partia Kombëtare Skoceze drejton gishtin drejt daljes së Britanisë nga BE si shkaku kryesor i kësaj situate.

“Ekonomia e stanjuar e Mbretërisë së Bashkuar ka vazhduar të rrëshqasë gjithnjë e më shumë pas asaj të BE-së, si rezultat i drejtpërdrejtë i dëmtimit të Brexit”, tha zëdhënësi i Ekonomisë Steëart Hosie.

Përveç Brexit, disa ekonomistë pajtohen me faktin se dhe lufta në Ukrainë ka ngadalësuar prodhimin dhe konsumin. Njëkohësisht, dhe eksporti vazhdon të mbetet i dobët duke u rrëzuar në vlerën 6.8%.

Grevat në sektorin publik dhe industritë po ashtu goditën ekonominë. Po ashtu, edhe një festë publike për kurorëzimin e Mbretit kontribuoi në uljen e prodhimit dhe ndërtimit, tha Zyra për Statistikat Kombëtare. Megjithatë, festa e kurorëzimit ndikoi pozitivisht në sektorin e artit dhe argëtimit, shtoi raporti.

Industria e argëtimit pati rritjen e dytë më të madhe, e udhëhequr nga aktivitetet e shëndetit të njeriut dhe punës sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat