Rebelimi i grupit Wagner/ Putin zbardh detaje nga takimi me Prigozhin, ja çfarë u diskutua

Evropë

Rebelimi i grupit Wagner/ Putin zbardh detaje nga takimi me Prigozhin, ja çfarë u diskutua

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:09
Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin

Putin tha se kreu i Wagner refuzoi ofertën e tij gjatë takimit që zhvilluan të dy pas kryengritjes së dështuar të grupit mercenar. Vladimir Putin zhvilloi një takim me shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pesë ditë pasi ai udhëhoqi një revoltë të dështuar kundër hierarkisë ushtarake të Rusisë.

Presidenti rus thuhet se ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth diskutimit të tij me udhëheqësin e grupit mercenar dhe trupave të tij. Putin, i intervistuar nga e përditshmja ruse Kommersant, tha se ai bëri disa oferta gjatë takimit, duke përfshirë dhënien e mundësive për luftëtarët që të vazhdojnë të shërbejnë së bashku.

Sipas ofertës, luftëtarët do të qëndronin nën udhëheqjen e komandantit të tyre aktual, të cilin gazeta e identifikoi me pseudonimin “Flokët gri”, por kuptohej se ishte Andrei “Sedoy” Trochev.

“Të gjithë ata mund të qëndronin në një vend dhe të vazhdonin shërbimin e tyre,” citoi Kommersant të thoshte presidenti.

“Dhe asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Ata do të udhëhiqeshin nga i njëjti person që ka qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë asaj kohe.”

Duke qenë se Putin është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, ai dukej se po nënkuptonte se ata do të mbeteshin brenda ushtrisë ruse, megjithëse ai nuk e tha këtë në mënyrë eksplicite.

“Shumë prej tyre tundën kokën kur thashë këtë,” citoi Kommersant.

Megjithatë, Prigozhin nuk ra dakord.

“Wagner nuk ekziston”, tha presidenti rus për Kommersant. “Nuk ka ligj për organizatat private ushtarake. Thjesht nuk ekziston.”

Kjo vjen pasi një zëdhënës i Pentagonit tha se ata besonin se forcat e Ëagner nuk luanin më një rol të rëndësishëm në luftën në Ukrainë.

Analistët kanë thënë se një zhvillim i tillë do të dëmtonte përpjekjet e Rusisë në konflikt, duke pasur parasysh efektivitetin e luftëtarëve mercenar në krahasim me atë të forcave të armatosura të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat