Pamje apokaliptike/ Fshati turistik pushtohet nga flakët, shkrumbohen shtëpi e makina

Evropë

Pamje apokaliptike/ Fshati turistik pushtohet nga flakët, shkrumbohen shtëpi e makina

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 07:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si gjithë Evropa, edhe Koracia është duke u përballur me temperatura ekstreme verore, që kanë sjelle probleme edhe me zjarret.

Turistët dhe anorët vendas në Grebastica, afër Shibenikut u evakuuan me urgjencë, pasi një zjarr i cili kishte nisur në një pyll u përhap në qytet, duke shkrumbuar shtëpi e makina.

Rrugët u mbyllën pasi u dhanë urdhra evakuimi në disa zona, teksa sipas autoriteteve kroate, 148 zjarrfikës, 50 automjete dhe pesë avionë u dërguan në zonë. Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Në media është publikuar një video dramatike, ku shihet automjeti i zjarrfikësve duke kaluar me shpejtësi mes tymit dhe flakëve.

Zjarri ka rënë pak pas orës 11 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe zjarrfikësit kanë qenë në shërbim gjatë gjithë natës duke pastruar zonën.  Sipërfaqja aktuale e vlerësuar e zjarrit është rreth 600 hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat