Zjarr në aeroportin e Katanias, fluturimet pezullohen deri më 19 korrik

Evropë

Zjarr në aeroportin e Katanias, fluturimet pezullohen deri më 19 korrik

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Fluturimet janë pezulluar në aeroportin e Katanias në Sicili deri në orën 14:00 të së mërkurës, pasi një zjarr shpërtheu të dielën mbrëma, tha të hënën kompania e menaxhimit të aeroportit Sac.

"Nuk raportohet për njerëz të lënduar," shkroi Sac në Twitter, duke falënderuar brigadën e zjarrfikësve, agjencitë shtetërore, ndihmën e parë dhe komunitetin e aeroportit për veprimin e menjëhershëm, raporton ANSA.

Zjarri raportohet se ka rënë rreth mesnatës të së dielës dhe është vënë nën kontroll brenda një ore.

Fluturimet janë drejtuar për në aeroporte të tjera në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat