Arrestohet një person në Greqi, dyshohet se e ndezi zjarrin në qytetun Kouvaras

Evropë

Arrestohet një person në Greqi, dyshohet se e ndezi zjarrin në qytetun Kouvaras

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Vala e nxehtit është intensifikuar në të gjithë Mesdheun gjatë ditëve të fundit.

Ekuipazhe të ndryshme në Greqi kanë luftuar disa zjarre në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, duke përfshirë Loutraki dhe Kouvaras.

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se zjarrfikësit grekë thonë se një person është arrestuar me dyshimin se ka ndezur një zjarr.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yannis Artopios, tha se policia kishte “kryer arrestimin e një të huaji që dyshohet se shkaktoi zjarrin” në Kouvaras, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat