Tragjike/ Mbytet në pishinën e familjes 2-vjeçari

Evropë

Tragjike/ Mbytet në pishinën e familjes 2-vjeçari

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:19
Ilustrim

Tragjedi në Taurisano, në provincën e Leçes në Itali, ku një djalë dy vjeçar u mbyt në pishinën e vilës familjare.

Djali i vogël, i cili ishte me nënën dhe gjyshen e tij, do të ishte larguar pa e kuptuar dy gratë.

Ka qenë gjyshja ajo që ka zbuluar trupin në ujë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e 118-ës, por fëmija tashmë kishte vdekur.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat