Escobar: Veprimet antikushtetuese të Dodik kërcënojnë stabilitetin në Ballkan

Evropë

Escobar: Veprimet antikushtetuese të Dodik kërcënojnë stabilitetin në Ballkan

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:47
Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor ka dërguar një dokument Kongresit ku ka raportuar për zhvillimet dhe perspektivën e rajonit.

Një vend të rëndësishme në raport zë dhe Bosnjë Hercegovina ku thuhet se presidenti i republikës Serpska me veprimet e tij po kërcënon stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.

“Fatkeqësisht, në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, mbetet i fokusuar në prishjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit. Veprimet e vazhdueshme, secesioniste dhe antidemokratike të Dodik kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.

Ne do të vazhdojmë t’i dënojmë  këto veprime dhe do të mbajmë përgjegjës këdo që minon Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit ose kërcënon sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të vendit”,-thuhet në raportin e Gabriel Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat