Temperatura pritet deri në 45 gradë Celsius në disa rajone në Greqi

Evropë

Temperatura pritet deri në 45 gradë Celsius në disa rajone në Greqi

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Faza e dytë e valës së të nxehtit të vazhdueshme që filloi të premten po pushton Greqinë të shtunën, ndërsa temperaturat pritet të rriten më tej të dielën, sipas raportit të publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit (EMY).

Temperaturat pritet të rriten deri në 43 gradë Celsius në pjesë të Greqisë të shtunën, ndërsa mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius në pjesët lindore të vendit të dielën.

”Pas një qetësie të shkurtër të hënën, kur temperaturat pritet të ulen me 2-5 gradë Celsius, një valë e tretë shumë intensive do të godasë vendin nga e marta”, deklaroi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Kjo valë e re e të nxehtit pritet të vazhdojë deri të enjten e 27 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat