Ngjarje e rëndë në Gjermani - automjeti humb kontrollin dhe përfundon në një panair makinash, 5 të plagosur

Evropë

Ngjarje e rëndë në Gjermani - automjeti humb kontrollin dhe përfundon në një panair makinash, 5 të plagosur

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Ngjarje e rëndë në Gjermani. Pesë persona u plagosën kur një makinë u përplas me turmën në një ekspozitë makinash klasike në Hannover të shtunën, tha policia dhe departamenti i zjarrfikësve.

Shfaqja e makinave po zhvillohej në Schützenplatz, një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh që përdoret për ngjarje.

Sipas policisë, shkak i aksidenti dyshohet se është bërë një defekt në makinë.

Zëdhënësi i policisë Dennis Schmitt tha se nuk kishte prova për një lidhje me terrorizmin dhe makina u konfiskua për inspektim. Dëshmitarët thanë se shoferi ishte i tronditur kur doli nga automjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat