LIVE: Ndizet alarmi në gjithë Ukrainën, priten sulme me raketa gjatë natës, 10 të plagosur në Dnipro

Evropë

LIVE: Ndizet alarmi në gjithë Ukrainën, priten sulme me raketa gjatë natës, 10 të plagosur në Dnipro

Nga: Bota sot Më: 30 korrik 2023 Në ora: 07:31 Përditësuar në ora: 08:29 më 30.07.2023
Vladimir Putin

Sulm në Moskë

Sulme me dronë ka pasur në qytetin e Moskës në Rusi, por nuk është raportuar për viktima, ka thënë kryebashkiaku Sergey Sobyanin.

Ai pretendon se sulmi u krye me dronë ukrainas.

Përmes një postimi në Telegram, Sobyanin shtoi se pjesa e jashtme e dy ndërtesave të zyrave në qytet ishin “pak të dëmtuara” duke shtuar se nuk ka viktima.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dy drone u përfshinë në sulm dhe më pas u rrëzuan në perëndim të rajonit të Moskës, duke cituar agjencitë e zbatimit.

Ukraina ende nuk ka reaguar lidhur me akuzat.

Pamjet e publikuara nga mediumi Nexta tregojnë momentin kur njëri prej dronëve shpërthen pranë një objekti në Moskë. 

Grupi paraushtarak rus “Wagner” synon të rrisë numrin e ushtarëve në Afrikë

Themeluesi i grupit paraushtarak privat rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se janë të gatshëm të rrisin numrin e ushtarëve të tyre në vendet afrikane.

I ftuar në kanalin televiziv “Afrique Media”, i cili transmetohet në Kamerun, Prigozhin tha se numri i ushtarëve të Wagnerit në Afrikë nuk do të zvogëlohet, por se ata madje janë të gatshëm të rrisin numrin në vendet e kontinentit.

Ai theksoi se trupa të reja tashmë janë dërguar në Republikën e Afrikës Qendrore si pjesë e një rotacioni.

Prigozhin shtoi se dëshiron të krijojë marrëdhënie edhe më të forta me vendet afrikane.

Ndryshe, udhëheqësi i Wagnerit shkoi në Bjellorusi pas një rebelimi që ai filloi kundër qeverisë ruse më 24 qershor dhe u pa për herë të fundit duke folur me njësitë e grupit paraushtarak në Bjellorusi më 17 korrik.

Aty Prigozhin kishte deklaruar se mercenarët e Wagnerit, pas stërvitjes dhe përvojës së fituar, do të dërgohen në Afrikë.

Komandanti rus nxehet keq me ushtarët e tij, njërin madje e goditi me shuplakë në fytyrë

Një komandant rus qortoi në mënyrë të ashpër ushtarët e tij që me sa duket ishin në gjendje të dehur.

Pamjet e këtij qortimi janë shpërndarë në rrjetin social X (Twitter) dhe supozohet që janë xhiruar nga vetë komandanti.

Në këtë video, komandanti kishte kapur për krahu njërin prej ushtarëve të tij dhe po e qortonte përpara kamerës.

Ngjashëm veproi edhe me një tjetër, por nuk u ndal me kaq pasi e goditi në fund me shuplakë.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet. 

Trupat ‘zombi’ të Putinit po kthehen nga lufta shumë agresivë, të tmerruar nga përjetimet në vijë të frontit

Mjekët në Rusi thonë se ushtarët e presidentit rus Vladimir Putin po kthehen në shtëpi si “zombi agresivë”.

Luftëtarët – shumë prej tyre të mobilizuar kundër dëshirës së tyre – po kthehen me sjellje të ngjashme ‘agresive’, të deformuar psikologjikisht nga tmerret që kanë përjetuar.

Një numër i madh tani janë alkoolistë ose të varur nga droga që duhet të përqafojnë dhunën dhe mizorinë që kanë parë në vijën e frontit, sipas një raporti të ri tronditës.

“Zombitë agresivë së shpejti do të mbushin rrugët e qyteteve tona”, një zyrtar i lartë shëndetësor,  i cili është gjithashtu një mjek që trajton ushtarët e kthyer – tha për gazetën Novaya Vkladka.

“Ata do të rrahin masivisht dhe madje do të vrasin kalimtarët”.

Zyrtari anonim shëndetësor njëherësh mjeku punon në Kemerovë, një rajon siberian katër herë në lindje të luftës, por i goditur thellësisht nga ‘të plagosurit, të amputuarit, të varurit nga droga, alkoolistët, [dhe] njerëzit me probleme mendore dhe psikologjike’. 

A mund t’i japë fund luftës Putini? Thotë se Moska nuk ka refuzuar bisedimet

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë shtypi pas takimit me liderët afrikanë në Shën Petërsburg të Rusisë.

Putin tha se Moska nuk ka refuzuar bisedimet për Ukrainën dhe se një iniciativë afrikane dhe kineze mund të jetë bazë për paqen.

Ai shtoi se një armëpushim vështirë se mund të zbatohen kur trupat e Kievit janë në ofensivë dhe nuk ka pasur “ndryshime serioze” përgjatë vijës së frontit.

Putin pretendoi se Ukraina kishte humbur 415 tanke dhe 1,300 automjete të blinduara që nga 4 qershori.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe disa liderë të tjerë afrikanë kanë paraqitur një iniciativë paqeje me 10 hapa si për Putinin ashtu edhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në samitin e tij Rusi-Afrikë këtë javë, Putin ka thënë se Kremlini po shqyrton “me kujdes” propozimin e liderëve afrikanë dhe fajësoi Kievin që nuk erdhi në tryezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat