“Dorëzohet” Kremlini – e pranon se ekziston kërcënimi nga Ukraina

Evropë

“Dorëzohet” Kremlini – e pranon se ekziston kërcënimi nga Ukraina

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Kremlini e ka pranuar se ekziston një kërcënim nga Ukraina pas sulmit me dronë në mëngjesin e sotëm në Moskë.

Një ndërtesë shumëkatëshe në rrethin financiar të kryeqytetit rus u dëmtua nga sulmi për herë të dytë në tre ditë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte e qartë se ekziston një kërcënim, por refuzoi të komentonte më tej.

Ukraina nuk ka reaguar lidhur me sulmet në Rusi, dhe nuk  e ka marrë përgjegjësinë për to.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se lufta “po zhvendosej në Rusi”, pas sulmeve në Moskë.]

Jo vetëm në Moskë, përgjatë ditëve të fundit sulme ka pasur edhe në qytete tjera të Rusisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat