Zelensky: Për sa kohë që lufta zgjat, ndihma për Ukrainën nuk është e mjaftueshme

Evropë

Zelensky: Për sa kohë që lufta zgjat, ndihma për Ukrainën nuk është e mjaftueshme

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:57
Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky në një deklaratë të fundit ka theksuar se ndihma për Ukrainën nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme për sa kohë ajo është në luftë.

Sipas tij ndihma botërore për kinën do të ishte e mjaftueshme vetëm nëse do të merrte fund lufta.

“A mjafton ndihma e botës për Ukrainën? Unë do t’ju them këtë: po të kishte mbaruar lufta, do të mjaftonte. Për sa kohë që lufta zgjat, asgjë nuk mund të mjaftojë. Kjo do të thotë se gjithmonë diçka mungon. Ndihma nuk është vetëm një armë, është gjithashtu mbështetje informative dhe ndihmë humanitare”, ka thënë presidenti ukrainas.

Sipas tij, pas përfundimit të luftës do të nevojitet ndihmë për rindërtimin e Ukrainës, rehabilitimin mjekësor dhe psikologjik të njerëzve, ndihmë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat