Dodik: Nuk mërzitemi për sanksionet e SHBA

Evropë

Dodik: Nuk mërzitemi për sanksionet e SHBA

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:02
Millorad DodikMillorad Dodik

Kryetari i entitetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, ka thënë se “nuk është i brengosur për sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj anëtares serbe të Presidencës së BeH, Zheljka Cvijanoviq dhe tre zyrtarëve të RS-së, sepse ato tregojnë pafuqinë e SHBA.

Dodik ka shkruar në Twitter se SHBA nuk i kanë zgjedhur zyrtarët e RS, ndaj as nuk mund t’i zëvendësojnë ata.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë zgjedhur zyrtarët e RS, prandaj as nuk mund t’i shkarkojnë ata. SHBA mendojnë se në këtë mënyrë mund të disiplinojnë këdo që nuk mendon si ata.

Sanksionet tregojnë edhe pafuqinë e një fuqie të madhe globale siç janë SHBA. Pavarësisht çdo gjëje ata duan ta sanksionojnë këtë popull sepse ne jemi përfaqësuesit e popullit. Ata duan të na zëvendësojnë që të vijë dikush që do të heshtë dhe do të aprovojë gjithçka. Nuk kemi gajle për këto sanksione”, ka shkruar Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat