Pushime falas vitin tjetër, dëmshpërblehen turistët që përjetuan tmerrin në zjarret e Rodosit

Evropë

Pushime falas vitin tjetër, dëmshpërblehen turistët që përjetuan tmerrin në zjarret e Rodosit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Turistëve që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha për kanalin britanik ITV:  Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, sipas mediave greke.

Ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat