Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për 10 persona të plagosur

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për 10 persona të plagosur

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 18:02
Turqi

Të paktën dhjetë persona u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi të hënën në provincën e Kocaelit në Turqinë perëndimore .

Siç raporton transmetuesi shtetëror TRT dhe media të tjera, shpërthimi ka ndodhur pranë një magazine drithi në portin e Derinzës.

Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e shpërthimit pranë kapanoneve të Organizatës Turke të Drithërave (TMO).

Shpërthimi ka ndodhur në orën 14:40 dhe hetimet policore janë duke vazhduar, raporton TRT. Guvernatori i provincës, Sedar Yavuz, njoftoi fillimin e një hetimi për shkaqet e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat