BE ofron 400 milionë euro për dëmet nga përmbytjet në Slloveni

Evropë

BE ofron 400 milionë euro për dëmet nga përmbytjet në Slloveni

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:01
Slloveni

BE do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, e cila është prekur nga përmbytjet shkatërruese, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne do të ndajmë 400 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit, 100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, u tha von der Leyen gazetarëve pasi vizitoi zonat e prekura në Slloveni.

Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i Gjeneratës së ardhshme të BE-së dhe të ridrejtojë 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit./abcnews.al

“Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe tani dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm,” tha kryeministri slloven Robert Golob.

Ai foli pak ditë më parë për “fatkeqësinë më të rëndë natyrore” të 30 viteve të fundit në vend, pasi shiu i rrëmbyeshëm shndërroi një pjesë të territorit në një liqen të pafund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat