Dhjetëra të vdekur pas zjarrit në një shtëpi pushimi në Francë

Evropë

Dhjetëra të vdekur pas zjarrit në një shtëpi pushimi në Francë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:06
Francë

Njëmbëdhjetë trupa janë gjetur pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi pushimi e cila vizitohet nga personat me aftësi të kufizuar në të nxënë në Francën lindore.

Gati 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar flaket në La Forge pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan në orën 06:30 me orën lokale të mërkurën, shkruan BBC.

Zjarri tashmë është shuar, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Shtatëmbëdhjetë persona u evakuuan nga ndërtesa, dhe të paktën një person u dërgua në spital.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me viktimat dhe familjet e tyre dhe falënderoi shërbimet e urgjencës për reagimin ndaj "tragjedisë".

Fillimisht, shërbimet e urgjencës konfirmuan se nëntë persona kishin vdekur, ndërsa kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur vazhduan.

Zjarri shpërtheu pranë Wintzenheim, afër kufirit gjerman dhe rreth 70 km (50 milje) në jug të qytetit të Strasburgut.

Ndërtesa po përdorej nga dy grupe, nga dy bamirësi të veçanta që ndihmonin njerëzit me aftësi të kufizuara, tha qeveria lokale për rajonin Haut-Rhin.

Katër makina zjarrfikëse dhe 76 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët. Zjarri u vu shpejt nën kontroll, pavarësisht forcës së zjarrit, shtohet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat