Peshkopi serb: Rritja e numrit të viktimave është një projekt shtetëror i Serbisë

Evropë

Peshkopi serb: Rritja e numrit të viktimave është një projekt shtetëror i Serbisë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:28
Peshkopi Jovan Çulibrk

Eksperti më i madh i Kishës Ortodokse Serbe për Holokaustin, peshkopi Jovan Çulibrk, foli për rritjen e numrit të viktimave serbe, duke thënë se ky është një projekt shtetëror i Serbisë.

Peshkopi Jovan ishte pjesëmarrës në tribunën e shoqatës së biznesit serb, “Privrednik” në Zagreb, ku ka folur për revizionizmin, i cili gjendet në çdo sferë shkencore dhe mediatike të Serbisë si dhe në etnitetin e Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

“Tani kemi një rast të revizionizmit në Serbi dhe Republika Srpska, i cili është masiv nga ana jonë. Është mbështetje për historinë e rreme me profesorin Gideon Greif, i cili së fundi u shfaq në Serbi. Të gjithë historianët e njohin se kush është ai. Ky është një cirk pasi Greif flet për 1.4 milion viktima të Jasenovacit”, thekson kleriku.

“Kjo do të thotë jo më 700 mijë, por 1,4 milion dhe në këtë rast profesioni hesht. Ashtu siç kishte heshtur në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë kur poetët dhe gazetarët hapën çështjet kyçe të problemeve në zonën e ish-Jugosllavisë. Dhe Branko Petranoviq, një poet i madh, shkruante lëvdata për librin e Milan Bulajiqit ku fliste për një milion e njëqind mijë viktima të Jasenovacit”, pohoi ai.

Në fund, ai shtoi se askush nuk duhet të mashtrohet sepse projekti i revizionit në fakt është projekt shtetëror i Serbisë, raporton klix.ba.

“Po vihet në pikëpyetje etika e profesionit të historianëve. Të mos gënjehemi, rishikimi është një projekt shtetëror. Në Serbi ky profesion (historianëve) nuk ekziston, ajo po bëhet sikur po ndodhë në një vend tjetër”, përfundon peshkopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat