Pronarja e lokalit e detyron turistin të paguajë 2 mijë euro, pasi ia preu ushqimin në gjysmë

Evropë

Pronarja e lokalit e detyron turistin të paguajë 2 mijë euro, pasi ia preu ushqimin në gjysmë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:25
Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor.

Një turist që vizitoi Italinë u zemërua kur pa se i kishin përfshirë në faturë plot 2 mijë euro vetëm se i kishin prerë sanduiçin përgjysmë. 

Burri, i cili donte të mbetej anonim, kishte porositur një sanduiç vegjetarian, me patate të skuqura  në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit.

Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor.

“E pabesueshme, por e vërtetë”, shkruan burri një foto të faturës në TripAdvisor.

Mirëpo, përgjigja nga pronarja e restorantit nuk ka munguar.

“Kërkesat shtesë kanë një kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për gazetën italiane La Repubblica.

“Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t’i larë dyfishohej. Nuk ishte thjesht një sanduiç i thekur, kishte patate të skuqura brenda. Na u desh pak kohë për ta prerë përgjysmë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se klienti nuk u ankua apo kundërshtoi tarifën dhe sqaroi se do ta hiqte nga fatura, po ta dinte që do bënte kaq bujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat