Vodhi fondet e BE, arrestohet kryebashkiaku bullgar

Evropë

Vodhi fondet e BE, arrestohet kryebashkiaku bullgar

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:02
Valentin Dimitrov

Kryetari i Bashkisë së Toshevos në Bullgari është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka keqpërdorur fondet e Bashkimit Europian. Mësohet se këto fonde ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit, sipas mediave të huaja.

Zyra e Prokurorit Publik njofton se, Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo në Bullgarinë verilindore, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian. Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2919.

Toshevo mori një grant nga Bashkimi Europian për të financuar projektin në shumën prej 169.000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat.

Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë.

Arrestimi i Dimitrov është i pari në Bullgari me kërkesë të zyrës së kryeprokurorit evropian. Dimitrov, i zgjedhur për herë të parë në 2015 dhe i rizgjedhur në 2019, është përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat