Zvicër: Rriten çmimet e benzinës

Evropë

Zvicër: Rriten çmimet e benzinës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Çmimi i benzinës në pikat zvicerane ka ardhur në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i verës.

Me rritje prej 3 cent në javë, një litër 95 pa plumb tani kushton gati 2 franga – 15 cent më shumë për litër se vetëm disa javë më parë.

“Me rreth 1.90 franga për litër mesatarisht, çmimi i benzinës është aktualisht më i lartë se kurrë këtë vit”, sipas Jonas Montani, zëdhënës i organizatës së automobilizmit TCS.

Ndër arsyet e përmendura për rritjen – e cila prek edhe vendet e tjera evropiane – është norma e dollarit, e cila është rritur pak kundrejt frangut, duke rritur çmimet e benzinës.

Gjithashtu, vendet eksportuese të naftës si Arabia Saudite reduktuan prodhimin në korrik, pikërisht për të rritur çmimet e naftës në nivel global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat