Zjarri në një shtëpi kujdesi në Francë, autoritetet: Nuk u respektuan standardet e sigurisë

Evropë

Zjarri në një shtëpi kujdesi në Francë, autoritetet: Nuk u respektuan standardet e sigurisë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtëpia e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara në lindje të Francës, e cila u përfshi nga flakët dhe 11 persona humbën jetën nuk i plotësoi standardet e sigurisë, tha sot zëvendësprokurorja Nathalie Kilwasser për gazetën franceze “Mond”.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mëngjesit ndërsa vizitorët dhe stafi me aftësi të kufizuara po flinin ende në ndërtesën dykatëshe në qytetin e Vincenheim, i cili është rreth 70 kilometra në jug të Strasburgut.

“Ndërtesa nuk plotësonte standardet e sigurisë për pritjen e njerëzve”, tha Kilwasser, duke shtuar se ajo nuk ishte kontrolluar nga një bord i pavarur sigurie.

Në momentin e shpërthimit  ndodheshin 28 persona, 17 prej të cilëve arritën të shpëtojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat