Keqpërdori fondet e BE-së, arrestohet kryebashkiaku në Bullgari

Evropë

Keqpërdori fondet e BE-së, arrestohet kryebashkiaku në Bullgari

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Kryetari i bashkisë Toshevo në Bullgari, Valentin Dimitrov është arrestuar pasi akuzohet për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Dimitrov u arrestua më 9 gusht me kërkesë të Prokurorisë Evropiane për hetimin e keqpërdorimit të fondeve të BE-së. Kryebashkiaku që në zgjedhjet e ardhshme kandidon për një tjetër mandat është arrestuar për veprime procedurale nën dyshimin për keqpërdorim të 169.000 eurove të subvencioneve të BE-së të destinuara për një projekt për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit shumëfamiljarë.

Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, kanë paraqitur informacione të rreme për realizimin e punimeve, të cilat nuk kishin përfunduar në kohë. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-19.

Ndërkohë që në Shqipëri edhe pse fondet e Bashkimit e Komisionit Evropian keqpërdoren dhe nuk respektohen procedurat ligjore për përdorimin e tyre, sërish askush nuk arrestohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat