Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes një person

Evropë

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes një person

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:19
Fotografi ilustruese.

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS).

Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga aeroplani “13 Maji” në Zemun Polje.

Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Image
Lokacioni ku ndodhi aksidenti.

Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.

Petroviq tha për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Beta, se aeroplani ultra i lehtë ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit.

Ai shtoi se përfaqësuesit e qendrës shkuan në vendin e ngjarjes sapo morën informacione për rrëzimin e aeroplanit./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat