Greqi/ Nëna akuzon partnerin se ka abuzuar me 5 fëmijët e saj

Evropë

Greqi/ Nëna akuzon partnerin se ka abuzuar me 5 fëmijët e saj

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Një rast tronditës është zbuluar në Korfuz, ku një nënë ka denoncuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur.

40 vjeçarja u paraqit mesditën e së mërkurës në Drejtorinë e Policisë Jugore të Korfuzit, ku ka bërë denoncim ndaj partnerit të saj 44-vjeçar për sjellje të pahijshme.

Siç ka pohuar në polici, viktima të këtyre sjelljeve kanë qenë pesë fëmijët e saj të mitur. Ata janë dy djem, 14 vjeç, një vajzë 12 vjeç dhe një djalë e vajzë 9 vjeç.

Nëna e fëmijëve nuk ka përmendur kohën e kryerjes së akteve të dyshuara, gjë që mund të shihet nga ekzaminimi i mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat