Aktivisti rus u dërgon letër zyrtarëve serbë: Ndaloni presionin ndaj aktivistëve që janë kundër luftës në Ukrainë

Evropë

Aktivisti rus u dërgon letër zyrtarëve serbë: Ndaloni presionin ndaj aktivistëve që janë kundër luftës në Ukrainë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:43
Peter Nikitin

Anëtarët e organizatës Shoqëria Demokratike Ruse që drejtohet nga aktivisti Peter Nikitin, i kanë dorëzuar letë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq, ministrit të Brendshëm, Bratisllav Gashiq dhe shefit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Aktivisti Nikitin tha se po i kërkojnë presidentit dhe kryeministres serbe të marrin masa për të shtypur presionin ndaj aktivistëve rusë kundër luftës në Ukrainë.

Ai ka shtuar se aktiviteti i tyre ka marrë mbështetjen e një numri të organizatave bamirëse dhe humanitare ruse që funksionojnë lirshëm në të gjithë Evropën, duke përfshirë dhe përfaqësues, avokatë, intelektualë e aktivistë.

“Kërkojmë nga të gjithë të cilëve u kemi dorëzuar letra të na tregojnë se cilat nga aktivitetet tona janë të drejtuara kundër sigurisë së Serbisë, pasi që këtë e kanë përmendur si arsye kur më mbajtën në aeroportin e Beogradit për 40 orë dhe nuk më lanë të hyjë në vend”, ka theksuar ai.

Nikitin ka pyetur nëse këto ishin aktivitetet e organizimit të një kursi falas të gjuhës serbe për rusët në Serbi, apo grumbullimi dhe dhurimi vullnetar i gjakut për viktimat e shkaktuar nga krimi në Beograd në fillim të muajit maj.

Kujtojmë se aktivisti opozitar rus ishte ndaluar në Aeroportin “Nikolla Teslla”, kur ka tentuar të hyjë në Serbi, prej ku jeton prej shumë vitesh.

Ai pati treguar se kjo ndalesë ka ardhur pas vendimit të shefit të BIA-s, i cili tashmë është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Vulin është nën sanksionet amerikane që nga 11 korriku, nën dyshimet për përfshirje për korrupsion, trafikim me drogë dhe për përhapjen e ndikimit rus në Serbi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat